Sport

Përcaktohet shkalla e dëmtimit, ja kur rikthehet Messi

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 23 October 2018

Lionel Messi u dëmtua në bërryl gjatë një dyluftimi me futbollistin e Sevillas, Mudo Vásquez, në sfidën e të shtunës në mbrëmje, në “Camp Nou” dhe u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26′, ndërkohë që deri atëherë kishte shënuar një gol dhe kishte asistuar një tjetër.

Kontrollet e para mjekësore për yllin argjentinas, kanë konfirmuar frikën e madhe, pasi Kapiteni i Barcelonës duket se ka humbur tashmë sfidat me Interin në Ligën e Kampionëve, por edhe El Classicon me Realin e Madridit, planifikuar për në fundjavë.

“Pleshti” pritet të rikthehet në fushë në mesin e nëntorit, përpara sfidës së rëndësishme kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”. Takimet e tjera ku numri 10 i Barças do të mungojë janë ato përballë Vallecanos, përsëri kundër Interit në Champions League, Leonesas për kupë, dhe Betisit të Sevillas.

-Advertisement-

Natyrisht që ky është një lajm dëshpërues për trajnerin Valverde, që do të duhet të bëjë pa lojtarin më të mirë të ekipit, në një fazë mjaft të rëndësishme të sezonit, ku do të përballet me kundërshtarë të një niveli të lartë.

Dembele e tregoi edhe dje, se nuk mund t’i besohet shumë, ndërsa Malcom është jashtë planeve të teknikut Valverde, që tashmë do të duhet të mendojë se kujt do t’ia besojë zëvendësimin e Lionel Messit në fushën e lojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera