Lajme

“Për Trust s’pyetet Fadili në Malishevë e Hyseni në Prishtinë, por ekspertët” – Trusti me mbi 161 milionë euro humbje për 7 muaj, nën mbikqyrje të ekspertëve

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 07 September 2022

Populli nuk është ekspert dhe po synohet rrënimi i Trust-it pensional, ishin dy prej shumë konstatimeve të tjera të kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, për rrëzimin e iniciativës për tërheqjes e një përqindje të fondit pensional që u soll në Kuvend këtë vit.

Hiç më larg se dje doli se Trust-i pensional pësoi humbje prej mbi 160 milionë eurosh në një periudhë shtatë mujorëshe.

Një humbje e tillë ka zgjuar edhe reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxhës, e cila në një reagim shkroi se “më mirë t’i kishim marrë paret e tona e të qarkullonin nëpër Kosovë”.

-Advertisement-

“Do të ishte ndihmuar ekonomia vendore dhe mirëqenia jonë”, tha Hoxha.

“Do të thotë, a po e kuptoni që Shteti nuk garanton për paratë tona në TRUST. Sepse nuk është fond pensional tamam, e me këtë as të drejtën për t’i ndaluar paratë tona nuk e ka paramisisht – sepse është fond mirëbesimi”, tha Eliza Hoxha.

Në qershor të këtij viti, kryeministri Kurti ishte kategorik deri në absolutizëm në moslejimin e tërheqjes së një përqindje të arsyeshme të fondit pensional – të fondit tashmë të tkurrur prej 160 milionësh.

Nuk pyetet, thoshte Kurti, “Murati në Skenderaj, Fadili në Malishevë, Hyseni në Prishtinë”, duke elaboruar mosekspertizën popullore në raport me ekspertizën e qeverisë së tij.

Hallin, siç thoshte ai, e kishte te dëmi që i shkaktohet vendit, dhe jo se a kalon projektligji.

‘’Fondi nuk ekziston për ta zbrasur, ai është mbledhur për të mos ta zbrazur’’, jehonte në foltore të Kuvendit, derisa muaj më vonë, fondi po zbrazet vetiu.

Një iniciativë tjetër përmes një peticioni qytetar ku kërkohet që projektligji të rikthehet në Kuvend ka mbledhur edhe 21 mijë nënshkrime të cilat janë dërguar te Kryetari i Kuvendit.

Gjatë periudhës vjeshtore të Kuvendit pritet që projektligji të diskutohet sërish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera