Lajme

Për tri javë, 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në veri

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 16 June 2023

Nga momenti që kanë filluar protestat në veri të vendit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve kundër gazetarëve, kameramanëve dhe medieve që kanë përcjell ngjarjet, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja është shprehur se situata është e alarmuar në gjendjen në të cilën gjenden gazetarët, ndërsa kërkon nga organet e rendit që të ndërrmarrin hapat e duhur për një zonë të sigurt raportimi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me situatën që gjenden kolegët tanë që raportojnë nga komuna, andaj kërkojmë nga organet kompetente të ndërmarrin hapa që të krijojnë një ambient të sigurt për raportim nga ajo zonë. Njëherësh, u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve, që të kenë kujdes të shtuar dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë vetën për hir të raportimit” thuhet në njoftimin e AGK-së.

-Advertisement-

Përmes një postimi në Facebook AGK-ja, ka paraqitur një grafik nga fillimi i protestave nga 26 maji e deri me 16 qershor rastet e regjistruara e sulmeve ndaj gazetarve.

Image

Ndërsa kanë shtuar se: “secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera