Për tre muaj Ambasada e Zvicrës lëshoi mbi 10 mijë viza për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 14 May 2022
Marrja e rrugës drejt Evropës, por edhe më larg, vazhdon të jetë një prej vendimeve më të shpeshta të qytetarëve të Kosovës.
Ndër vite, numri i të rinjve që po e shohin zgjidhje ikjen nga Kosova po vazhdon të rritet. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë nga të paktët vende në botë që ende nuk ka liberalizim të vizave, edhe pse Kosova për më shumë se 4 vite i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.
Nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se për tre muaj, janë dhënë 10 mijë e 441 viza për kosovarët, 523 prej të cilave për qëndrim afatgjatë, që përfshijnë vizat e punës, të bashkimit familjar, përgatitje për martesë e të tjera.
“Janë lëshuar 523 viza për qëndrime afatgjatë si puna, bashkimi familjar dhe përgatitjet për martesë. Në vitin 2021 janë dhënë 17215 viza.”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
E numër mjaft i lartë i vizave që janë dhënë nga kjo ambasadë ishte edhe në vitin 2021. Ambasada e Zvicrës ka bërë të ditur se në vitin 2021 janë dhënë gjithsej 17 mijë e 215 viza.
“Për vitin 2021 janë dhënë 2522 viza për qëndrime afatgjatë si punë, bashkim familjar, përgatitje për martesë.”, theksohet tutje në përgjigjen e ambasadës zvicerane, për lajminet.
Përpos kësaj, Ambasada e Zvicrës ka bërë të ditur se shumica e vizave të lëshuara për kosovarët janë të llojit C, apo për qëllim të vizitave familjare.
Kurse sa i përket vizave të llojit D, ku hyjnë bashkimi familjar, viza pune dhe viza studentore më së tepërmi ka për bashkim familjar.
“Shumica sosh janë viza të llojit C të lëshuara për qëllime vizitash familjare, ndërsa sa u përket vizave të llojit D (bashkim familjar, viza pune, viza studentore) – 95% sosh janë lëshuar për bashkim familjar.”.
E jo vetëm në Zvicër. Për vetëm një muaj 48 mijë kosovarë kishin synuar Gjermaninë, duke kërkuar vend pune.
Shumë prej të rinjve të cilët ikin nga Kosova, tentojnë të sigurojnë një vend pune jashtë vendit në mënyrë që të sigurojnë jetesën diku në vendet e Evropës. Tregu gjerman i punës ka dalë të jetë shumë “joshës” për të rinjtë kosovarë.
Ditë më parë lajmi.net ka raportuar se vetëm në mars të vitit 2022, Ambasada e Gjermanisë ka pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për terminet të cilat janë në dispozicion për aplikim për vizë pune.
“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit. Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminet që janë në dispozicion për aplikim për vizë.”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Kjo ambasadë ofron deri në 800 termine çdo muaj për këtë kategori.
“Para pandemisë, në vitin 2019 Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar më shumë se 50.000 viza. Prej tyre rreth 36.000 viza kanë qenë për qëndrime afatshkurtra (viza Schengen), si dhe rreth 15.000 viza nacionale për qëndrime afatgjata (d.m.th. për bashkim familjar, viza pune, viza studimi, etj.).”, u shtua tutje në përgjigjen e ambasadës gjermane.
E në vitin 2021, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka lëshuar rreth 34 mijë viza.
Në këto viza janë përfshirë 17 mijë viza afatshkurtra, si dhe rreth 17 mijë viza për qëndrime afatgjate ( për qëllime të bashkimit familjar, viza të punësimit, studimit dhe të tjera.
“Në vitin 2021, Ambasada Gjermane në Prishtinë ishte një nga ambasadat gjermane që ka lëshuar më së shumti viza në mbarë botën”.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...