Lajme

Për tetë vota kjo komunë shkon në balotazh

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 18 October 2021

Në 21 komuna do të shkohet edhe një herë në zgjedhje.

Kjo pasi që asnjëri nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk kanë marrë më shumë se 50% të votave, shkruan Gazeta Infokus.

Në balotazh ka shkuar komuna e Fushë Kosovës, kjo pasi që kandidati i LDK-së, Burim Berisha për tetë vota nuk ka arritur të bëhet kryetar i këtij qyteti.

-Advertisement-

Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Berisha ka marrë 49.6% të votave.

Kështu ai në raundin e dytë do të ballafaqohet më kandidatin e LVV-së, Enver Bajçincën i cili ka marrë 25.33% të votave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera