Fun & Video

Për të shmangur pagesën në vende tjera, qindra mijëra shoferë në Bangkok parkojnë veturat pak centimetra larg njëra-tjetrës në një parking pa pagesë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 24 January 2019

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin parkingun më të pazakontë në botë, ku qindra mijëra vetura janë të parkuara vetëm pak centimetra larg njëra tjetrës me qëllim që mos zënë shumë hapësirë.

Bëhet fjalë për parkingun me të mbingarkuar në botë që gjendet në Bangkok të Tajlandës, ku çdo ditë qytetarët detyrohen t’i nënshtrohen “torturave të parkimit” vetëm dhe vetëm që të shmangin parkingjet tjera që kanë më shumë hapësirë, por që janë me pagesë,

Numri i madh i banorëve dhe mungesa e hapësirave publike, ka bërë që shoferët të parkojnë veturat shumë afër njëra-tjetrës dhe në shumë raste të përplasen nga pakujdesia. Disa prej shoferëve nga dëshira e madhe që t’i ruajnë veturat e tyre, janë detyruar t’ju vënë sfungjerë në pjesët anësore që t’i shpëtojnë gërvishtjeve.

-Advertisement-

“Në parking arrij herët në mëngjes rreth orës 8 për të gjetur vend për veturë. Largohem në ora 4 dhe nisem për në shtëpi. Po të paguaja parkingun në vende tjera do të më kushtonte më shumë”, ka deklaruar shoferja Jane Sathuchat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera