Lajme

Për të pestën herë ndërrohet prokurori në rastin “Stenta”

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 03 May 2017

Ndërrimi i prokurorëve është i vetmi angazhim i deritashëm i sistemit të drejtësisë në rastin “Stenta”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, javën e kaluar ka caktuar prokurore të lëndës Florije Shamollin. Para saj, brenda 11 muajsh prej kur është ngritur aktakuza ndaj 64 personave të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, krim të organizuar, ryshfet dhe korrupsion në shëndetësi, këtë lëndë e kanë pasur në duar edhe katër prokurorë të tjerë.

Caktimin e prokurores së re e ka konfirmuar vetë Shamolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera