Lajme

Për të përfituar nga kompania e sigurimeve, e dyshuara inskenon vjedhjen

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 16 February 2023

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën është arrestuar në Gjakovë e dyshuara femër – shtetase e huaj, pasi e kishte inskenuar rastin e vjedhjes me qëllim të përfitimit nga kompania e sigurimeve jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara u lirua në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, raportohet se më datë 15.02.2023 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj, pasi që e njejta ka inskenuar rastin e vjedhjes me qëllim të përfitimit  nga kompania e sigurimeve jashtë vendit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera