Lajme

Për herë të parë pas 27 vjetësh “Pazari i Ri” voton për PS

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 26 June 2017

Puna e bërë në këto dy vite nga Bashkia e Tiranës duket se është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Tiranë. Dhe shembulli më i mirë për këtë është pikërisht Pazari i Ri, i cili falë ndryshimit total që pësoi pak muaj më parë ka ndryshuar edhe votën e banorëve të zonës që jetojnë aty.

Kështu, për herë të parë pas 27 vitesh, qendra e votimit me numër 1921, që i përket zonës së Pazarit të Ri, e njohur ndryshe si zemra e zemrës së Tiranës, ka votuar bindshëm në favor të Partisë Socialiste duke shënuar edhe një nga rezultatet më të thella në Tiranë.

Më konkretisht nga 49 për qind për PS-në me 51 për qind për PD-në në zgjedhjet e 2013, rezultati është përmbysur duke shkuar në 59 për qind për PS dhe 41 për qind për PD-në. Thënë ndryshe, PS ka një rritje në këtë qendër me afro 20 për qind krahasuar me 4 vite më parë./shqiptarja/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera