Lajme

Për shkak të vizitës së presidentit letonez, sot bllokohen disa rrugë të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 22 April 2022

Presidenti i Letonisë, Egils Levits bashkë me një delegacion shoqërues, sot do ta vizitojë Kosovës.

E për këtë shkak, policia ka bërë të ditur se në rrugë, ku do të kalojë eskorta zyrtare, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut përkohësisht, njofton Klankosova.tv.

“Përgjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë, policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera