Lajme

Për një vit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës u operuan 1 mijë e 225 pacientë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 19 April 2023

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për një vit janë operuar 1 mijë e 225 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e kanë bërë të ditur, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Katër kirurgë të përgjithshëm dhe dy kirurgë të fëmijëve që punojnë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, me shumë sukses, gjatë vitit 2022 kanë operuar gjithsej 1 mijë e 225 pacientë, me patologji të ndryshme nga fusha e kirurgjisë. Në këtë spital, me asistim dhe bashkëpunim me ekspertë të njohur nga Italia, me të cilët ka bashkëpunim të rregullt nga paslufta, janë kryer edhe operacione të tjera të rralla dhe të komplikuara”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ndryshe kanë thënë se në dy muajt e parë të këtij viti, mjekët kryen 201 operacione kirurgjike. Në muajin janar 103 operacione dhe në muajin shkurt 98./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë të SHSKUK-së:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera