Shëndetësi

Për një vit gjatë raste me HIV/AIDS, dy prej tyre kanë vdekur

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 29 November 2019

Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar gjashtë raste me HIV/AIDS, ku prej tyre dy kanë përfunduar me vdekje. Kështu u bë e ditur në shënimin e ditës botërore të HIV/AIDS, që është me 1 dhjetor të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në këtë tryezë u bë e ditur se personat e prekur me HIV/AIDS, janë kryesisht nga zonat urbane, ku Prishtina prinë me numrin e të prekurve me 23 persona me AIDS, 18 me HIV dhe 13 kanë vdekur.

Luljeta Gashi, shefe e njësisë së HIV/AIDS në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha se numri më i madh i të prekurve me HIV/AIDS, është shënuar në vitin 2016, ku kanë qenë 11 raste me tri raste të vdekjes.

-Advertisement-

Gashi: Në vitin 2019 janë raportuar 6 raste, me dy raste vdekje nga AIDS

“Që nga viti 1986 kur është raportuar edhe rasti i parë me AIDS deri në vitin 2019 në Kosovë janë raportuar gjithsej 128 raste të HIV/AIDS, deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS dhe në vitin 2019 janë raportuar 6 raste, me dy raste vdekje nga AIDS. Numrin më të madh të rasteve ndër vite e shohim që është në vitin 2016, ku i kemi 11 raste me tri raste të vdekjes. Në vitin e kaluar i kemi pasur 8 raste me HIV/AIDS dhe një rast vdekje, ndërsa, këtë vit thash që i kemi 6 raste me dy raste vdekje”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se dominon gjinia mashkullore e prekur me HIV/AIDS, ku tha se 72 përqind e të prekurve janë meshkuj, ndërsa 28 përqind janë femra.

Sa i përket moshës, ajo tha se mosha më e atakuar është mosha nga 25 deri në 45 vjeç. Ndërsa, tha se ka rritje të numrit të rasteve të moshës mbi 55 vjeç me 6 përqind.

Gashi: Rastet në vendin tonë vijnë më shumë nga vendet urbane

“Rastet në vendin tonë vijnë më shumë nga vendet urbane, sesa nga rastet me HIV/AIDS nga vendet rurale. Shohim që nga komuna e Prishtinës janë 23 me AIDS, 18 me HIV dhe 13 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Komuna e Prishtinës dominon me numrin më të madh të rasteve të raportuara deri më tani. Analizuar sipas gjinisë shohim që 72 përqind dominon gjinia mashkullore, ndërsa 28 përqind i kemi raste të gjinisë femërore. Sipas grup moshës, mosha më e atakuar me 31 përqind është mosha 35-45 vjeç, pastaj me 30 përqind është mosha 25-34 vjeç dhe është një moshë seksualisht aktive, mirëpo tek ne vërejmë një rritje të numrit të rasteve të moshës mbi 55 vjeç me 6 përqind. Të moshës prej 0-15 vjeç i kemi 4 përqind të rasteve. Vdekje sipas grup moshave si pasojë e AIDS-it, grup mosha më e atakuar me vdekje si pasojë e AIDS-it është mosha 25-34 vjeç me 35 përqind dhe pastaj vjen mosha 35-44 vjeç me 29 përqind”, bëri të di tur ajo.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka përmendur disa nga sfidat me të cilat përballet e Kosova, e që sipas tij, mund të ndikojnë në përhapje të shpejtë të epidemisë së HIV nëse nuk adresohen në mënyrë të drejtë.

Ramadani: Sivjet janë 6 raste pozitive, prej të cilëve dy kanë përfunduar fatalisht

“Duke qenë që Kosova klasifikohet si vendi me shkallë më të ulët të epidemisë në 1 përqind të popullatës së përgjithshme dhe nën 5 përqind të grupeve me rrezik të lartë. Kosova si vend përballet me sfida të mëdha socio-ekonomike dhe politike, me shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, rritjes së përdorimit të drogave, sjelljes seksuale me rrezik të lartë, lëvizshmëri të shpeshtë të kosovarëve nga vendet me prevalencë të lartë dhe gjithë këta faktorë mund të nxisin një përhapje të shpejtë të epidemisë së HIV dhe nëse ato nuk adresohen në mënyrë të drejtë atëherë kjo prevalencë mund të rritet”, tha ai.

Kurse, shefi i zyrës së OBSh-së në Kosovë Sergy Koryak, u shpreh se HIV/AIDS vazhdon të marrë jetën e mijëra njerëzve në botë.

Koryak: Rreth 38 mijë njerëz kanë sëmundje aktive

“Siç e dini rreth 38 mijë njerëz kanë sëmundje aktive, rreth 32 milionË tashmë kanë vdekur, kështu që çështja është me të vërtetë gjithëpërfshirëse, është çështje globale . Ne kemi përgatitur një prezantim të shkurt përmes sllajdeve t’iu shfaqim disa të dhëna statistikore. Në fillim të vitit 2000 shumë shtete vendosën një objektiv, dhe kjo ka qenë vija baze e vitit 2007 dhe ishte një objektiv shumë ambicioz . Të dhënat tregojnë rënien e rasteve në këtë nivel, mirëpo siç e shihni, fatkeqësisht vetëm po rritet dhe tani për ta arritur këtë objektiv më 2000 për ta ulim numrin e rasteve për 75% dhe është shumë e vështirë. Kjo është përhapja e rasteve te AIDS në regjionin evropian , mund ta shihini ngjyra e mbylltë më shume se 50 është përhapje shume e lartë, kurse ngjyra e lehtë është përhapje e ultë më pak se 2. Pra ju mund ta shifni përhapjen e rasteve AIDS”, tha ai.

Rasti i parë i HIV/AIDS në Kosovë është regjistruar në vitin 1986, deri sot në IKSHPK janë raportuar gjithsej 128 raste, 51 raste të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera