Lajme

“Për një të shtune një mjek paguhet 170 euro, mungesat e patolerueshme”

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 19 September 2018

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu doli me një sqarim publik në lidhje me largimet e suspendimet e fundit nga puna të mjekëve.

Sipas Sejdiut mungesa në vendin e punës në kohën e kujdestarisë është diçka që nuk guxon të arsyetohet nga askush pasi që si tha ai në përgjegjësinë e mjekut në atë kohë janë shumë pacientë.

“Asnjë masë nuk është marrë për ta dëmtuar individin por në të mirë të organizimit sa më të mirë të institucionit, masat ndaj askujt nuk janë individuale e as politike” tha Sejdiu .

-Advertisement-

Ai shtoi se kujdestaria nuk duhet të konsiderohet si një mungesë e zakonshme.

“Më e keqja është se ka një shtresë që e mbron individiin e suspenduar, anarka është rrezikim i drejtpërdrejtë në shëndetësi më e keqja është kur dikush e mbron anarkinë, rastet e fundit kanë ndodhë për shkak të mungesave në vendin e punës gjatë kujdestarive duhet me dallu orarin e punës prej asaj të kujdestarisë nëse dikush mungon në orarin e punës I hiqet meditja apo i jepet vërrejtje mirëpo në kujdestari mjeku i përcaktuar cdo mungesë e tij qoftë për 10 minuta të mos jetë afër pacientit na ngarkon neve si institucion dhe kemi përgjegjësi ndaj pacientit” , tha Sejdiu.

Ai shtoi se arsyetimet se dikush është profesionist i madh dhe do e lërë keq institucionit nuk qëndron pasi që institucionin nuk e len keq asnjë individ.

“Vetëm për një të shtune një mjek paguhet 170 euro për kujdestari madje po flitet se do të ketë ngritje të pagës mendoj që do të jetë motivim i madh për stafin që do të ofrojë shërbime” tha Sejdiu .

Sejdiu përfundoi se me digjitalizimin e hyrje daljeve tashmë po monitorohet stafi dhe se do të meren masa ndaj cdo kujt pa përjashtim që shkel kontratën e punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera