Lajme

Për një muaj, u larguan nga Kosova mbi 20 mjekë

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 21 March 2022

Braktisja e vendit dhe ikja e mjekëve nga Kosova është kthyer në temë diskutimi. Vetëm për një muaj u larguan mbi 20-të mjekë. Ekspertët e shohin si shqetësues këtë fakt ndërsa nga organizatat shëndetësore dhe ish përgjegjës institucional flasin për arsyet.

“Diku 48 mjekë vetëm muajt e fundit janë larguar nga Kosova. Ata po ikin, por për shkak të kushteve dhe mospërkrahjes nga Qeveria, po largohen për punë dhe jetë të dinjitetshme”, tha Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë.

“Brengosëse nuk është vetëm numri sepse mbi 20 mjekë janë larguar vetëm gjatë këtij muaji.
Numri i tyre që presin largimin është shumë më i madh. Mbi gjysma e tyre janë në specializime dhe nuk janë të kënaqur me atë çka ofron shteti për shkollimin e tyre”, tha Pleurat Sejdiu, Kryetari i Odës së Mjekëve.

-Advertisement-

Ndërsa deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se mungesa e pagave meritore ka bërë që të ketë numër kaq të madh të mjekëve që po e lëshojnë Kosovën.

“Ka migrime, por njëra prej arsyeve themelore janë pagat e ulëta. Nisur nga kjo dukuri po na ikën cilësitë më të mira nga Kosova”, thotw deputeti i AAK-sw, Shemsedin Dreshaj.

Për ikjen e mjekëve kosovarë nga Kosova, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ikjet i quan lëvizje, që sipas tij, ka lëvizje edhe nga Evropa por më e theksuar është në Ballkanin Perëndimor, e krejt kjo sipas tij për shkak të mos përmirësimit të cilësisë së studimeve dhe pagave.

“Ministri Latifi e ka si prioritet krijimin e mundësive që mjekët kosovare që jetojnë jashtë të kenë një ndërlidhje më të mirë me atdheun e tyre dhe t’u mundësohet kontributi këtu, ndërsa mjekëve kosovarë t’u krijohen lidhje dhe mundësi të ngritjes profesionale edhe jashtë vendit. Meqë lëvizja e profesionistëve shëndetësorë është një fenomen që po ndodh edhe brenda vetë shteteve të Evropës, por më i theksuar në shtetet e Ballkanit dhe ato të Evropës Juglindore, sigurisht që edhe në të ardhmen, mund të priten lëvizje të tilla, për aq kohë sa nuk ka përmirësime të ndjeshme si në cilësinë e studimeve, edukimit profesional dhe pagave të punonjësve shëndetësorë”, theksoi Berisha.

Zv.ministri Berisha tha se Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar numër të madh të mjekëve që sipas tij kanë kryer dy veprime, punësimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të vendit në ballafaqim me Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera