Sport

Për Mourinhon është vetëm Reali: Nuk shkoj në Portugali

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 11 January 2019

Josè Mourinho është gati të nisë një aventurë të re. “Special One” është liruar përfundimisht nga çdo detyrim kontraktual me Manchester United, klubin anglez që vendosi ta shkarkonte nga detyrë 18 dhjetorin e shkuar. Portugezi ka pranuar të marrë në total 15 milionë paundë, për të firmosur prishjen e marrëveshjes. Një hap i rëndësishëm ky për 55-vjeçarin, që nga ky moment mund të firmosë me çdo ekip tjetër.

Në fakt zërat më të shumtë kanë për një kthim të mundshëm të tij në Madrid, për të drejtuar Realin. Presidenti Florentino Perez mësohet se është gati ta emërojë menjëherë në vend të Santiago Solarit, i cili nuk i ka punët mirë, madje është sulmuar edhe nga futbollistët, siç është rasti i Iscos.

Mourinho nuk e ka përjashtuar si alternativë një tjetër aventurë në Madrid, por ka kërkuar disa garanci për merkaton verore që duhet të bëjë Reali.

-Advertisement-

“Los Blancos” nuk janë të trembur nga konkurrentët, aq në tepër që vetë Mourihno e shpreh hapur qëndrimin e tij kundër marrjes së drejtimit të Benficas, klub që po kërkon një trajner me eksperiencë pas shkarkimit të Rui Vitorias.

“Nuk është në sjelljen time të përgënjeshtroj ofertat që më vijnë. Mënyra më e mirë është të respektosh një klub të madh dhe një president të madh, që nuk më kanë kontaktuar. Po e them qartësisht që nuk kam ndërmend të punoj në Portugali.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera