Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 25 November 2024
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me të cilën ministri Faton Peci mburrej më së shumti u vu në dyshim kur u mor vesh se ky dikaster ua kishte dhënë rreth 200 mijë euro grante edhe vëllait dhe dajës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Të hënën sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku thotë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë.
Ai tha se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga LVV-ja, Vigan Salihu, përfitoi 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci.
Gjithashtu, tha se Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro.
Në listën e përfituesve, ai tha se është edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se është edhe familjar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit.
Të njëjtën ditë Peci u akuzua për shpifje nga Fahrije Hoti. Ajo në në një konferencë për media në emër të kooperativës bujqësore “Krusha” tha se Peci ka shpifur kur ka deklaruar se Ministria në të kaluarën e ka paditur kooperativën.
“Nuk e di ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me a që të kërkojë falje për këtë njollosje që ia ka adresu jo veç Fahrijes. Fahrija është individ… Të gjitha gratë e Krushës janë njollos nga ky etiketim që minitri e ka drejtu ndaj neve”, tha Hoti.
E teksa grantet dhe subvencionet e kësaj ministrie janë më të përfolurat aktualisht, interesant është fakti që kjo ministri ka dhënë mbi 10 milionë euro grante e subvencione për përfitues në Mamushë, komunën e vogël mes Prizrenit dhe Gjakovës, e cila është ndër më të voglat në vend.
Për këtë, ministri Peci njoftonte vetë më 10 korrik.
“Mbi 10 milionë grante e subvencione në Mamushë gjatë këtij mandati”, shkruante ai në një postim në Facebook, ku thoshte se atje ishte 100 ton prodhimi ditor i perimeve.
Gazeta Express ka siguruar një listë të përfituesve në sektorin e perimeve dhe serrave, ku nga 91 përfitues në total, 60 ishin regjistruar nga komuna e vogël me shumicë turke.
Këta, kishin përfituar rreth 2 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë, vetëm për sektorin e perimeve dhe serrave.
Më poshtë, lista e plotë e këtyre përfituesve:
Të tjera
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...