Lajme

Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 20 June 2017

Në mesin e korrikut Gjykata Supreme do të marr vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut.

Dy ish-eprorët e UÇK-së kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Avokatët mbrojtës të Selimit dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke kërkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm.

-Advertisement-

Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si “Drenica 1” dhe Drenica 2”. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera