Lajme

Për herë të parë në Kosovë, nis ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 24 October 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se për herë të parë në Kosovës do të nis ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore.

“Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve 🐾 Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë.  Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera