Për herë të parë në historinë e SHBA-së, një president i bashkohet protestës së punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 27 September 2023
Ndodh për herë të parë! Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë.
“Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, Shawn Fain.
Në një deklaratë të martën, GM nuk e kritikoi presidentin që po e mbështet sindikatën. Biden u tha anëtarëve të UAW-së se ata meritojnë një “rritje të konsiderueshme të rrogës”.
Duke iu drejtuar turmës, Biden tha se punëtorët “shpëtuan industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe më parë” dhe bënë shumë sakrifica kur “kompanitë ishin në telashe”, sipas CNN.“Dhe tani po iu shkon jashtëzakonisht shumë mirë puna, dhe mund të hamendësoj se edhe ju jeni tepër mirë”, tha ai.
Biden vuri në dukje se ai ka thënë shumë herë se klasa e mesme e ndërtoi Amerikën dhe të martën ai deklaroi se “sindikatat ndërtojnë klasën e mesme – ky është një fakt”.
“Ju e meritoni atë që keni fituar dhe keni fituar shumë më tepër sesa po paguheni tani”, tha ai. Sindikata UAW njoftoi javën e kaluar se po zgjeronte grevën e saj kundër GM dhe Stellantis në përgjigje të asaj që e quajti “mungesë lëvizjeje” nga të dy kompanitë.
Ford, kompania e tretë në Big Three, u kursye kryesisht nga greva falë përparimeve në ofertat e kompanisë.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...