Ekonomi

Për gjashtë muaj Aida Derguti viziton pesë shtete, ja sa para mori

Autori: Mirlinda Bajraktari 13:30 | 30 October 2018

Deputetja e PSD-së, Aida Derguti, vizitat jashtë vendit nuk i ka të rralla.

Për gjashtë muaj ajo vizitoi, pesë shtete.

E këto vizita të Dërgutit qeverisë kosovare i kushtuan gati 4 mijë euro, njofton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Dërguti gjatë vizitës që i bëri shtetit francez, shpenzoi nga buxheti i vendit, 791 euro e 75 cent vetëm për akomodim.
Ndërsa si pagesë të mëditjes, ajo mori 568 euro 56 cent.

Kurse në udhëtimin që ajo bëri në Mbretërinë e Bashkuar, harxhoi mbi 434 euro akomodimin në hotel.

Por Dërguti nuk mbeti keq as me mëditje, pasi që asaj qëndrimi në këtë vend iu pagua me 322.56 euro.

Deputetja kosovare i bëri një vizitë edhe Greqisë, e që mëditje nga ky udhëtim mori 206.28 euro.

E akomodimi në këtë vend kushtoi në total 280 euro.

Deputetja në fjalë, gjatë gjashtë mujorit të parë udhëtoj edhe për në Austri, ku nga mëditja mori më shumë para se sa që shpenzoi për vendosjen në hotel.

Me 338.58 euro është shpërblyer për mëditje ndërsa akomodimi i kushtoj buxhetit të vendit, 288 euro.

Në vazhdën e udhëtimeve të Dergutit nuk kishte se si të mungonte edhe vizita që ajo i ka bërë shtetit shqiptar.

Por në Shqipëri ajo ka kursyer pasi që nuk është akomoduar fare, por vetëm ka marrë 154.66 euro për mëditje.

Në Raportit Financiar të Kuvendit të Kosovës për shpenzimet gjashtëmujor, shihet që deputetja e PSD-së ka shpenzime tjera që ka bërë gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Në SHBA ajo ka shpenzuar edhe 398 euro shtesë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 70 euro e 50 cent./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera