Për dy javë, në Shqipëri u gjobitën 135 kosovarë, vozitën nga 150 deri në 205 kilometra në orë
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 15 July 2023
Policia e Shqipërisë, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që marrin rrugën për në bregdet të kenë kujdes me shpejtësinë.
Sipas njoftimit, në dy javët e para të korrikut janë gjobitur 135 shtetas të Kosovës, të cilët tejkaluan shpejtësinë e rrugës.
“Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8””.
“Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, nëntë shtetasve shqiptarë, sipas policisë, iu është pezulluar patentë shoferi nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë.
“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit”, ka bërë të ditur policia, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, policia shqiptare ka dalë edhe me disa thirrje, si “udhëto me jetën në mendje” e “destinacioni pret”.
“Në fundjavë, në çdo aks ka radarë. Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret. Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik! Hiq celularin nga dora! Shto vigjilencën! ️Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës”.
Të tjera
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...