Lajme

Për dy javë dymijë inspektime, 130 gjoba për shkelje të masave anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 14 January 2022

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku, u lavdërua se numri i të infektuarve në vendin tonë është më i vogël, krahasuar me vendet e rajonit dhe kjo, sipas tij, është edhe si rezultat i angazhimit të inspektorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ai, në një emisionin ë Klan Kosova, tha se edhe gjatë festave të fundvitit ishte intensifikimi shumë i lartë i inspektimeve, ku nga dymijë kontrolle, iu shqiptuan gjoba 300 subjekteve të gastronomisë, e që kjo, sipas tij, po bëhet për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Duhet të falënderohen inspektorët dhe policia. Për dy javë janë bërë dymijë inspektime, nga 130 inspektorë të angazhuar vetëm për masa antiCOVID”, tha ai.

-Advertisement-

Tërshnjaku po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë për parregullsitë që i shohin lidhur me mosrespektim të masave dhe se në afat prej 15 minutash do t’i dërgojnë ekipet së bashku me policinë për ta parë gjendjen faktike.

Ai tregoi edhe që intervenuan në një rast parandalimi të tubimit, pas raportimit të qytetarëve.

“Në Graçanicë ka pasur informata se ka pasur një tubim dhe kemi shkuar në afat shumë të shkurtër dhe nuk është lejuar mbajtja e tubimit, i cili kishte të bënte për hir të festës së Vitit të Ri Ortodoks”, u shpreh Tërshnjaku.

Ndërsa, lidhur me akuzat e një pjese të gastronomëve se inspektorati shqipton dënime vetëm ndaj bizneseve të zgjedhura, Tërshnjaku tha se këto nuk qëndrojnë dhe se çdo ditë bëhen planet e përditshme, ku asnjë inspektor nuk e ka terrenin e njëjtë dhe se nuk shkon në rrugë të njëjtë në natën e njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera