Për dy ditë vetëm dy persona të vaksinuar në Aeroportin e Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 21 November 2021
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që nga dita e djeshme është hapur qendra për mundësimin e vaksinimit për bashkatdhetarë, por që interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaftë i ulët. Sa i përket qytetarëve këtë vaksinim ata e quajnë të detyrueshëm.
Specialistja e mjekësisë familjare, Zyrafete Hoti-Hashani, thotë për KosovaPress, se interesimi për vaksinim është i ulët. Sipas saj, nga dje vetëm dy persona janë vaksinuar në aeroport.
“Sa i përket interesimit është mjaftë i ulët, kjo shihet jo vetëm në Aeroportin e Prishtinës por edhe në gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë. Sa dëgjova dje vetëm 100 doza janë aplikuar, dje kemi pas dy raste në Aeroportin e Prishtinës që janë vaksinuar, derisa sot deri në këtë moment nuk ka pas asnjë. Për shkak që edhe ka pas problem fluturimi për shkak mjegullës mund të ndodhë edhe ajo, por deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë rast…sot ne kemi dal këtu në aeroport kryesisht për dozën e parë, ata që kanë qenë të pa-vaksinuar, asnjë dozë që nuk kanë pasur kryesisht ata”, ka thënë Hoti-Hashani.
Kurse qytetari Ndue Pepaj, thotë se është një mundësi e mirë për ata që nuk janë të vaksinuar por që vaksinimin e quan të detyrueshëm.
“Për punën e vaksinimit mërgimtarët si vijnë në aeroport ato i kanë çdo të mundshme në Zvicër të vaksinohen, ku pa pagesë çdo gjë i kanë. Por edhe këtu që nuk kanë mundur atje me u vaksinua për shkak se vaksinimi është i detyrueshëm po vjen çdo ditë. Unë jam i vaksinuar dy herë po pres të treten ta marrë”, thotë ai.
Lulzim Hoxha thotë se është lehtësim për të gjithë ata që kanë vullnet të vaksinohen.
“Përderisa shteti vendos rregulla, normalisht kjo është një lehtësim për ata që vijnë nga Gjermania ose Zvicra apo ku do qoftë që janë edhe dëshirojnë të vaksinohen është një lehtësim. Nuk kanë nevojë të bëjnë termine me shku me prit nëpër institucione shëndetësore. Është thjeshtë një lehtësim përndryshe në Evropë e ke ku duash, çdo moment mundesh me u vaksinua, pa termine”, thotë ai.
Përndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës./KP
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...