Për çka po akuzohen 10 zyrtarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për korrupsion?
Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 23 August 2023
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë ndaj 10 personave zyrtarë: Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviq, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi.
Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kurse Blerim Dina në cilësinë e kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), si dhe Nuhi Paçarizi e Goran Milenkoviq, në cilësinë e anëtarëve të OSHP-së, po ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.
Sipas “Betimi për Drejtësi”, bëhet e ditur se duke filluar nga 10 maji 2019 deri më 4 shtator 2020 në Prishtinë, të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë ligjore.
Të pandehurit, thuhet se me qëllim që disa operatorë ekonomikë të përfitonin dobi pasurore, fillimisht e ndryshuan vlerën e projektit nga 2,000,000.00 euro sa i dispononin sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2019, në 17,054,508,24 euro, pastaj me pjesëmarrjen në nënshkrim të personit jokompetent, respektivisht të pandehurit Zymer Abdullahu, i cili kishte nënshkruar në vend të njësisë kërkuese, e kishin aprovuar projektin në fjalë duke i përzgjedhur për t’i shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të cilët ishin të papërgjegjshëm dhe më të shtrenjtë se operatorët ekonomikë tjerë për 2,121,909.91 euro.
Ndërsa, në momentin e rikonfirmimit të mjeteve financiare, thuhet se falsifikuan nënshkrimin e zyrtarit kryesor financiar, i cili paraprakisht i kishte njoftuar të pandehurit saktësisht me gjendjen financiare të institucionit, kurse për t’i hapur rrugë nënshkrimit të kontratave me operatorët ekonomikë, nxorën vendime në kundërshtim me gjendjen faktike dhe të kundërligjshme, kinse kërkesa për rishqyrtim ishte paraqitur pa pretendime ankimore dhe në fund duke e ditur se operatorët ekonomikë nuk do të ishin në gjendje ta përmbushnin kontratën brenda afatit të paraparë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ndryshuan kushtet materiale të kontratës në dëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe në favor të disa operatorëve duke nënshkruar kontratat me këta operatorë në vlerë të përgjithshme prej 14,493,583.97 euro, me ç’rast në vend të Ministrit duke tejkaluar kompetencat e tij ligjore nënshkruan zëvendësministri, i pandehuri Muhamet Gashi.
Me veprimet e tyre, të pandehurit sipas Prokurorisë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 12,493,583.97 euro, si dhe dëm material dhe jomaterial operatorëve ekonomikë tjerë të cilët në kushte të barabarta do të mund të aplikonin.
Ndërkaq, e pandehura Valmira Bllaca thuhet se më 4 tetor 2019 në Prishtinë në dokumentin zyrtar, pra Deklaratën e nevojave dhe Përcaktimit të Disponueshmërisë së Fondeve, duke e ditur se nuk kishte mjete të mjaftueshme për implementimin e këtij projekti pasi që nënshkruan në rubrikën që i dedikohej asaj “Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit”, po ashtu vendos një nënshkrim të ngjashëm me atë të zyrtarit kryesor financiar- Besnik Hajdari tek rubrika për nënshkrim që i dedikohej ZKF-së, në mënyrë që të dukej sikur se aty kishte nënshkruan Besnik Hajdari, me qëllim që t’i hapë rrugë avancimit dhe nënshkrimit të kontratave me operatorë ekonomikë në mungesë të mjeteve buxhetore prej 12,493.589.97 euro, duke u akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumentit zyrtar”.
Kujtojmë se Betim Reçica në cilësinë e ushtruesit së detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, akuzohet për korrupsion edhe me aktakuzën e PSRK-së, të ngritur më 15 shkurt 2021.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...