Lajme

“Për çka ju ka marrë më së shumti malli?”, Thaçi: Të jetoj i lirë, në botën e lirë

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 20 August 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ka dhënë një përgjigje të shkurtër kur është pyetur se për çfarë i ka marrë më së shumti malli gjatë viteve në paraburgim.

I pyetur: “Për çka ju ka marrë më së shumti malli?”, Thaçi është përgjigjur:

“Të jetoj i lirë, në botën e lirë.”

-Advertisement-

Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po gjykohet së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në të njëjtën intervistë, ish-presidenti është shprehur optimist për përfundimin e procesit gjyqësor, duke deklaruar se pret lirimin nga të gjitha akuzat.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy