Opinione

Për çfarë profili të deputetëve ka nevojë Kosova?

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 19 May 2017

Shkruan: Musa Sabedini

Kosova dhe qytetarët e saj, në këto zgjedhje të parakohshme, e kanë mundësinë që të zgjedhin ose votojnë një profil të deputetëve tjetër fare nga ata që kemi parë deri më tashti. Deputetët e paaftë, të pashkolluar dhe deputetët e kalibrit që lidhjet e tyre me bazën i kanë në brendësi të krimit, nuk duhet të kenë vend në Parlamentin e ri të Kosovës.

Partitë politike tanimë kanë nisur të përpilojnë listat e tyre zgjedhore me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme për deputetë. Sërish nuk shpresoj se në këto lista do të ketë kandidatë të aftë, të përgjegjshëm, të përkushtuar, të dashur për qytetarin e votuesin, sepse sërish pres kandidatë me biografi kriminale, me aktakuza për korrupsion e krim të organizuar dhe kandidatë që fijet e tyre i kanë të lidhur me krimin.

-Advertisement-

Qytetari aktiv dhe i zgjuar e ka shansin e mirë që ta pastrojë Kosovën nga ky profil i deputetëve. Në legjislaturën e kaluar ka pasur deputet të nivelit të ulët, si për nga dija, ashtu edhe për nga përfaqësimi intelektual e politik.

Asnjë subjekt politik nuk do të duhej të nxiste ose joshte garniturën e deputetëve me biografi të dyshimtë, me diploma të dyshimta e të falsifikuara e me përndjekje e vendime gjyqësore.

Kosova tani e ka mundësin që para qytetarëve të ofrojë kandidatë seriozë, kandidatë të aftë, të ditur, të shkolluar e të përgatitur për të qenë vetëm afër problemeve qytetare.

Bile edhe mediet e kanë rastin e mirë që të injorojnë ata kandidatë që ndodhen në listat e zeza apo që kanë biografi kriminale. Fatkeqësisht ka edhe medie e portale që avancojnë pikërisht këtë strukturë të kandidatëve.

Mirë që këta shkuan, por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen me zgjedhje të parakohshme

Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës, këta deputetë të dobët, të paaftë, jo serioz, deputetë që kanë punuar e luftuar veç për interesa personale, mirë që po ikin dhe kurrë mos u kthefshin ma.

Ky kuvend, me këtë përbërje, na ka fyer dinjitetin qytetar, na ka bërë huliganë, dhunues, para botës e Evropës. Kjo legjislaturë e deputetëve e ka fye familjen shqiptare, sepse kemi dëgjuar gjithçka prej gojës së tyre.

Ky Kuvend krijoj dhunë, presion psikologjik mbi qytetarin, duke përdorur gaz lotsjellës, duke përdorur lloj-lloj shantazhi e pazari në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Rreth zgjedhjeve të parakohshme, besoj se ato nuk e zgjidhin asnjë problem të qytetarëve, përkundrazi janë ngarkesa financiare dhe tërë koston do ta vuaj pikërisht qytetari.

Gjithashtu nuk pres ndryshime nga këto zgjedhje, me përjashtim të ndonjë subjekti që pritet të inkorporohet në anijen e dy partive më të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera