Lajme

“Për besë marre”, Mushkolaj i reagon Ramës: Përparimi po na tregon qysh lahen rrugët, çdo ditë jetojmë në katastrofë

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 26 March 2023

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi gjatë ditës së sotme gjatë larjes së rrugëve në kryeqytet..

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë si të zakonshme dhe se është e turpshme që kryetari e paraqet këtë si sukses.

Ai ka thënë se sa për “Prishtinën e pastër”, po e përjetojmë çdo ditë në çfarë katastrofe po jetojmë.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Paramendo çfarë suksesi. Përparimi po na kallxon qysh po lahen rrugët. Diçka normale dhe asgjë e jashtëzakonshme

Për besë marre.

Sa për “Prishtinën e pastër”, po e përjetojmë çdo ditë në çfarë katastrofe po jetojmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera