Lajme

Për 7 muaj, ATK-ja mblodhi 577 milionë euro, 62 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 August 2024

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, të hyrat tatimore kanë kapur vlerën e 577.3 milionë eurove.

Sipas ATK-së, këto shifra tregojnë rritje të performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të cilën thanë se rritja është 62.4 milionë euro më shumë.

“Janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveç që ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, kjo ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”.

-Advertisement-

“Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ATK-ja tha se të hyrat tatimore kanë kapërcyer nivelin e planifikuar, duke siguruar sipas tyre, burime të rëndësishme financiare për realizimin e projekteve publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera