Për 15 vjet shtet, së paku tre raste mospajtimesh mes Kosovës e SHBA-së
Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 31 May 2023
Kjo nuk është hera e parë që Kosova përjeton përplasje me SHBA-në. Edhe në vitin 2019, në kohën e Qeverisë Haradinaj, SHBA-ja kishte marrë vendim për pezullimin e disa trajnimeve pwr pjesëtarët e FSK-së dhe projekteve të tjera zhvillimore.
Arsyeja e këtij vendimi ishte taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe të cilën ish Kryeministri Haradinaj refuzonte ta hiqte, përkundër kërkesës direkte të zyrtarëve amerikanë. Si pasojë ishte anuluar vizita e komandantit të gardës së Iowas, Gjeneral Major, Timothy Orr në Prishtinë, i cili kishte planifikuar ta vizitonte Kosovën me rastin e 11 vjetorit të shtetësisë.
Ish zëdhënësi i Ambasadës amerikane Richard Mei, kishte konfirmuar se anulimi i vizitës kishte të bënte me taksat që pati vendosur Qeveria e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat e vendosura për produktet nga Serbia dhe Bosnja. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, pati thënë Mei për mediat kosovare me 11 shkurt të vitit 2019.
Marrëdhëniet më tej ishin rikuperuar pas tërheqjes së taksës.
Edhe në vitin 2017, ish Ambasadori amerikan, Greg Delawie pati reaguar ashpër me mesazhe kërcënimi ndaj ish udhëheqësve të asaj kohe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët po synonin zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ai u pati bërë thirrje përfaqësuesve politikë të Kosovës që të heqin dorë nga shfuqizimi i ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale, në të kundërtën pati thënë se politikanët do të përballen me pasoja të rënda.
“Deputetët që mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prinë asaj, përkundër mohimeve të tyre, do t’i nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra”, pati thënë Delawie me 17 janar të vitit 2018.
Ndërkaq, sot ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se Qeveria e Kosovës nuk është e koordinuar me SHBA për veprimet e marra në veri dhe për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë, stërvitjet ‘Defender 2023’ kanë marrë fund për të.
Të tjera
-
ASK: Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u ...
-
Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i deko...
-
Raportet Kosovë-Serbi, Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë – Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Tr...
-
Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ...
-
Nesër takimi për të zhdukurit, Kosova do ta kërkojë zbatimin e shkresës për arkivat
Nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...