Sport

Pep Guardiola “sulmon” Salahun pas çmimit

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 23 April 2018

Sipas teknikut të Manchester City-t, këtë çmimin e meritonte Kevin De Bruyne, edhe pse ka shënuar vetëm 12 gola në kampionat, gati sa 1/3-ën e Salah, pasi ka patur ndkimin më të madh në lojën e “Citizens”.

“Në pikëpamjen time, nëse analizon paraqitjen përgjatë 10 muajve, nuk besoj se dikush është më i mirë se Kevin De Bruyne në termat e vazhdimësisë. Ndoshta ka futbollistë me statistika (golat e shënuar) më të mira, por për mua ai është më i miri. Mua më pëlqen të mëndoj se ai e meriton dhe të mos harrojmë që ai do t’i shijojë pushimet verore si kampion.”

LEXO EDHE: Ja si duket tabela pas javës së 28-të në Vala Superligën e Kosovës

-Advertisement-

Manchester City rrezikon të dënohet nga Federata e Futbollit për shkak të pushtimit  të fushën së “Etihad” nga tifozët gjatë festës së titullit, por Pep u shpreh se nuk ka asnjë problem, sepse nuk mund t’ua mohonte këtë kënaqësi fansave.

Spanjolli dha edhe një lajm të mirë për tifozët e Anglisë, duke i siguruar se mbrojtësi John Stones do të jetë gati për Botërorin, pasi po riaftësohet në kohë nga dëmtimit që pësoi kohë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera