Pensionohet Besa Çeku, rishfaqet për herë të fundit në Televizionin Publik

Autori: Gazeta inFokus
19:45 | 10 October 2022
Besa Çeku, folësja ikonë që përcolli tek publiku kosovar, shumë lajme. Shpesh të mira, por më shumë të hidhura.
Jo se deshi, por sepse rrethanat në të cilat kalonte Kosova, ishin të tilla.Vendi ishte nën komunizëm në kohën kur ajo filloi të punojë si folëse lajmesh në televizion. Pastaj Kosova ishte nën pushtimin serb, e më vonë u përfshi nga flakët e luftës.
Besa Çeku, folësja ikonë e lajmeve, dikur në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP), më vonë e programit satelitor të RTP-së në Televizionin Shqiptar (TVSH), gjatë viteve të rënda të 90-ta. E pas çlirimit, Çeku ishte folëse e lajmeve për shumë vjet në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).Çeku ka vite që me vetë dëshirë është tërhequr nga ekrani dhe kjo për arsye personale. Sidoqoftë, sot për të është një ditë e veçantë. Ajo pensionohet.
Megjithatë, në shenjë respekti, dashurie dhe falënderimi për publikun, në ditën e fundit të saj si punonjëse e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Besa Çeku do të rishfaqet sonte në ekran.Bashkë me kolegun e saj shumëvjeçar, Mustafë Muçaj, dy folësit ikonë të RTP-së e RTK-së, do të prezantojnë Edicionin Qendror të lajmeve, që ashtu sikurse Çeku e Muçaj, mbetet i pa konkurrencë në tregun media në vend.
Përgjatë karrierës së saj në ekran, Çeku pati fatin të japë shumë lajme për shumë zhvillime, mes tyre, edhe të atilla që nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa e qytetarëve të këtij vendi.
Askush nuk e harron mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur si folëse në TVSH, pasi sigla përmbylli lajmet e orës 18:35 minuta me Besa Çekun si prezantuese, sërish në ekran rishfaqet ajo.
Dhe jo, nuk ishte gabim nga regjia e TVSH-së, por në atë moment ajo mori njoftimin se NATO kishte vendosur të kryente bombardime ndaj caqeve të ushtrisë e policisë së ish Jugosllavisë (Serbisë v.j) për të shpëtuar një popull të tërë nga shfarosja.Jo vetëm ky lajm. Lajme të tilla të rëndësishme, ku përcjellëse e tyre përmes ekranit televiziv ishte Besa Çeku, ka edhe të tjera.
Edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në këtë datë të madhe për Kosovën dhe shqiptarët, përcjellëse e këtij lajmi të jashtëzakonshëm, ishte Besa Çeku. Atë mbrëmje, me 17 shkurt 2008, Çeku përcolli në ekranin e RTK-së, lajmin thuajse të pabesueshëm se nga ajo ditë, Kosova radhitet në mesin e shteteve të botës.Sidoqoftë, ajo ishte edhe dita e fundit e saj si folëse në ekran, duke besuar se karriera e saj ishte tashmë e plotësuar e duke besuar se misioni i saj ishte përmbushur.
Ajo u tërhoq nga shfaqjet në ekran, por jo nga kontributi i saj në RTK.Besa Çeku vazhdoi të mbetet pjesë e RTK-së, deri në ditën e sotme kur edhe del në pension.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...