Lajme

Pengesat në Urën e Bërnjakut kundër kontrabandës, Elshani: Bllokadat s’i largojmë, ka patrullime të shtuara

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 26 September 2024

Në urën që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit janë vendosur disa bllokada zig-zag nga Policia e Kosovës

Kësisoji, lirshëm mund të kalojnë makinat, por jo edhe kamionët.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për IndeksOnline se ajo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës.

-Advertisement-

Ai poashtu ka thënë se i kanë vendosur për këtë qëllim dhe nuk e kanë ndërmend t’i largojnë

Bllokada është vendos pjesërisht është mbyllë ajo zonë, është mbyllë për mjetët e mëdha, kamiona. Kjo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës. Kjo është në vazhdën e punës tonë, në fakt punës së policisë kufitare që ka bllokuar dhjetëra rrugë ilegale që çojnë në drejtim të Serbisë dhe që janë përdorë nga kontrabandues,” ka thënë Elshani për IndeksOnline.

Tutje, Elshani tha se ka patrullime të shtuara dhe mënyra të tjera që policia e kontrollon atë zonë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera