Lajme

Pence do të udhëheqë delegacionin amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 10 January 2018

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe gruaja e tij Karen Pence, do të udhëheqin delegacionin amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin tjetër në Korenë Jugore, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Pence po ashtu do të vizitojë Alaskën dhe Japoninë në kuadër të këtij udhëtimi. Pence me këtë rast do të deklarojë edhe një herë tek liderët e Japonisë dhe Koresë Jugore se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për stabilitet në rajon, shkruan Reuters, transmeton REL.

Lojërat Olimpike Dimërore, nisin më 9 shkurt, në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean, sidomos pas testeve bërthamore të Korese Veriore dhe deklaratave të njëpasnjëshme në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

-Advertisement-

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të martën se nuk është planfikuar ndonjë takim ne mes të delegacionit amerikan dhe atij të Koresë Veriore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera