Sport

Pele ‘ngacmon’ Messin, lavdëron Neymarin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 04 September 2017

Pele ka mbështetur vendimin e Neymar për të lënë hijen e Lionel Messit, për t’u bërë njeriu kryesor në gjigantët evropianë, Paris Saint-Germain, transmeton ORAinfo.

Futbollisti 25-vjeçar ka lënë  Barcelonën për Parisin në një rekord botëror prej 200 milionë funte këtë verë dhe Pele beson se nga ky transferim do të përfitojë në karrierën e tij.

Pele shpreson që klubi i ri i Neymar mund ta ndihmojë atë të bashkohet me bashkatdhetarët Rivaldo, Ronaldo, Ronaldinho dhe Kaka në fitoren e një Topi të artë.

-Advertisement-

“Për momentin lojtari më i mirë në Brazil është Neymar dhe unë mendoj se vendimi i tij për ta lënë Barcelonën  ishte shumë e mirë, sepse kishte një konkurrencë të madhe me Messin në Barcelonë “, tha Pele për Marca.

“Unë mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të dhe ai duhet të lëvizë sepse tani ai mund të luajë dhe të tregojë atë që ai është i aftë të bëjë .

Neymar ka filluar karrierën e tij të PSG me shkëlqim duke shënuar tre gola në tre ndeshje për gjigantin francez./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera