Lajme

Pekoviq: Bisedat me Kurtin çudi e paparë, shqetësohem për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 20 July 2021

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç ka thënë sot se i “gjithë shou politik i Kurtit në Bruksel është i planifikuar që pala serbe të nxitet në reagim”, shkruan “Kurir”.

Petkoviç u shpreh se Vuçiq që nga fillimi i dialogut politik ka biseduar me Thaçin, Mustafën, Hotin, por bisedat me Kurtin janë “çudi e paparë”.

“Për to mund të pyesni edhe përfaqësuesit e BE-së Borel edhe Lajçak. Për takimin në nivelin e lartë politik jemi përgatitur në bisedimet teknike që janë mbajtur me 7 korrik”, tha ai.

-Advertisement-

“Asokohe kemi marr draftin nga BE rreth të cilave duhej tl akordoheshim, ishte fjala për tri pika dhe në to nuk kishte asgjë kontestuese dhe dikush që refuzon është e qartë se ai nuk mendon për paqe dhe nuk dëshiron të shkojë në drejtimin e normalizimit zë raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës”, tha Petkoviç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera