Lajme

Pejanët organizojnë dasëm me tupana dhe thyejnë rregullat e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 12 August 2020

Gjendja me pandemi në Kosovë dita e ditës po rëndohet. Kapacitet e spitaleve po minimizohen dhe mjekët po kanë më shumë punë.

Por, për disa qytetarë kjo s’do të thotë asgjë dhe po vazhdojnë të thyejnë rregullat kundër koronavirusit dhe të organizojnë dasma, transmeton Indeksonline.

Në një video të publikuar në Facebook, një pejan shihet të ketë organizuar një dasëm me shumë persona, ku respektimi i masave të IKShPK-së dhe Qeverisë së Kosovës është zero.

-Advertisement-

Mbajtja e tubimeve dhe organizimi i dasmave është ndaluar në këtë kohën pandemie por disa qytetarë nuk po brengosen shumë për këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera