Lajme

Peci: Unë asnjëherë nuk rikthehem në LDK, për Presidenten nuk di çka të them

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 03 April 2024

Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci tha se nuk do të kthehet më në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë asnjëherë diku prej ku kam dalë dhe ia kam kthyer shpinën, nuk rikthehem”, tha Peci.

“Vërtetë ata na kanë përzënë, por unë e kam kthyer shpinën prej tyre”, tha ministri i Bujqësisë mbrëmë në Kanal 10.

-Advertisement-

Ai refuzoi të flasë se çfarë do të vendosë Vjosa Osmani pasi t’i përfundojë mandati i Presidentes.

“Presidentja ka mandat deri në prill të vitit 2025. Unë nuk e besoj që kthehet në jetën politike aktive para përfundimit të mandatit. Dhe cilat janë opsionet e saj, kurdo që e ke rastin dhe mundësinë me e intervistu, pyete Presidenten vetë. Besoj është pyetje shumë hipotetike që për besë nuk di çka të them”, tha ai.

Peci tha se kontributi i tij në LDK nuk u vlerësua.

“Unë jam duke folë personalisht për veten. Aty ku kam tentu me dhënë kontribut për dy dekada rresht dhe nuk jam vlerësu, unë nuk rikthehem më”, tja ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera