Peci: S’kam pasur ambicie të jem kryetar i “Guxo”
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 11 October 2022
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që nuk ka pasë ambicie që të jetë kryetar i Partisë Guxo.
Peci ka thënë që ka qenë vullnet i shumicës së anëtarësisë që të ketë një rol.
“Nuk kam pasë ambicie për kryetar, ka pasë edhe opsione tjera në kuptimin që me pasë garë të hapur. Unë nuk kam shprehur interesim, por ka qenë vullnet i shumicës së strukturës dhe të anëtarësisë që edhe unë të kem një rol. Përderisa e vlerësoj shumë personalitetin e Donika Gërvallës, nuk kam dashtur që të shpreh ambicie për të parin e partisë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Tutje Peci ka htënë që qëllimi i kësaj partie është që të mos jenë vetëm një numër më shumë, por të kenë edhe risi në atë që u ofrojnë qytetarëve.
“Synimi jonë si subjekt politik është që të mos jemi vetëm një parti më shumë në Kosovë, por të fusim risi edhe në aspektin e udhëheqjes edhe menaxhimit, por edhe në aspektin e orientimeve programore që u ofrojmë qytetarëve”.
“Përderisa jemi në fazën fillestare pas përfundimit në Kuvendin Zgjedhor, ka një vullnet dhe entuziazëm të strukturave drejtuese të Guxo për t’ u konsoliduar edhe më tutje dhe thjesht në proces të dakordësimit për një ide. Për bashkëudhëheqje ideja ka qenë ekskluzivisht e Gërvallës, por me disa arsyetime që na ka bindur edhe neve që është njëri prej opsioneve që ndoshta do të jetë storie suksesi në skenën politike kosovare”, ka thënë Peci.
Të tjera
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...