Lajme

Peci për deklaratën e Ridvan Berishës për rastin Pantiq: Shpifje oridinere karshi presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 10 January 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për deklaratën e gazetarit Ridvan Berisha, i cili ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”.

Peci në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kjo është një shpifje ordinere karshi Presidentes Osmani.

“As presidentja, e aq më pak Guxo. Është shpifje ordinere, që nuk ka të bëjë, përveç tjera e njoh nga afër logjikën e Presidentes Osmani dhe në asnjë rrethanë nuk lejon që të kenë interferim në institucionet e drejtësisë”.

-Advertisement-

“Gazetari nuk ka të drejtë të lansojë të pavërteta. Nuk mund të thotë që ka gisht presidentja e vendit në lirimin e Pantiqit në veri të vendit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera