Lajme

Peci njofton se janë shqiptuar shumë gjoba dje për pirjen e cigares në ambiente publike

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 17 March 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ndërmarrë një aksion dje kundër pirjes së cigares në ambientet publike.

Një ditë më pas, ministri ka njoftuar se janë shqiptuar shumë gjoba për shkeljen e kësaj rregulle publike.

“Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër!
Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.
Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës.Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion” shkruan Peci në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera