Lajme

Peci në Iowa prezanton Kosovën si histori suksesi në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 24 October 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Kosova është prezantuar si njëra ndër historitë e suksesit në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur në De Moine të Iowas në ShBA.

Peci tha se Kosova në këtë simpozium u paraqit në mesin e 21 shteteve nga e gjithë bota për mënyrën e realizimit të reformës, për rezultatet e deritanishme dhe adresimin e problemeve në bujqësi në kohë krize.

“Jam i lumtur dhe tejmase i nderuar që prezantova para personaliteteve të shquara botërore të sektorit të bujqësisë dhe ekspertëve të çështjeve lidhur me sigurinë ushqimore rrjedhën e aktiviteteve të ndërmarra krahas avancimit të sektorit të bujqësisë, avancimit të agjendës legjislative, ngritjes së kapaciteteve humane, forcimit të partneritetit dhe rritjen e besimit institucion-fermer si dhe rritjen e mbështetjes financiare karshi fermerëve”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se rritja e sipërfaqeve të mbjellura, rritja e mbështetjes financiare, sigurimet bujqësore dhe llogaridhënia u vlerësuan lartë nga të pranishmit,  përfshirë Departamentin për Bujqësi nga Washingtoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera