Lajme

Peci me paralajmërim për fermerët: Mos mashtroni

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 25 March 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100 për qind në shtatë Komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milionë euro.

Ai u ka kërkuar fërmerëve që të jenë korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit, Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojë mashtrime me deklarime të rrejshme.

Lexoni postimin e plotë:

-Advertisement-

“Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro. Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme. Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë. Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces. Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës”, ka shkruar Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera