Peci i reagon Ismajlit: PDK-ja na paska iluminuar se si duhet udhëhequr bujqësia

Autori: Gazeta inFokus
21:27 | 22 January 2023
Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli ka reaguar pas punësimit të Venerë Çerkinit, vajzës së tezes së Presidentes, Vjosa Osmani.
Ismajli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë pozitë Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës.
Kjo deklaratë e zyrtarit të PDK-së ka bërë që të reagojë ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili ka thënë se kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit
“Marrja rri e i zoti nuk e le! Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia. Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Marrja rri e i zoti nuk e le!
Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia.
Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!
Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në.
Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kani menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht.
Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!
Po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe.
Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën.
Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren!

Të tjera
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...
-
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
Pak orë më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gj...
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...