Lajme

Peci: 2.8 milionë euro për kompensimin e dëmeve bujqësore nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 13 December 2022

Mbi 2.8 milionë euro është shuma e mjeteve të ndara për kompensimin e dëmeve për bujqit vendorë të cilët pësuan nga fatkeqësitë natyrore në aktivitetin e tyre bujqësor.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të mbulojë 82% të dëmeve në bujqësi për 22 komuna të vendit të cilat raportuan në Komisionin për shqyrtimin e raporteve për dëmet që u janë shkaktuar në komunën përkatëse.

-Advertisement-

“Kompensim të dëmeve në vlerë totale prej 2.826.464,05 Euro do të përfitojnë fermerët nga komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, Rahovecit, Shtimes, Skenderajt, e Vitisë dhe komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera