Peach vjen për herë të parë në rajon: Britania dëshiron një Ballkan Perëndimor të sigurt
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 15 December 2021
Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar Sarajevën pas marrjes së këtij posti nga kryeministri Boris Johnson.
Ai iu drejtua qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës përmes një videoje, duke thënë se kryeministri e caktoi në këtë detyrë për të mbështetur Bosnjën dhe rajonin, njofton Klankosova.tv.
“Qeveria britanike dëshiron një Ballkan Perëndimor të sigurt me institucione të forta demokratike dhe një sundim të fortë të ligjit. Sot jam në Sarajevë si pjesë e vizitës sime të parë si i dërguar special në BeH. Më vjen mirë që jam sërish këtu”.
Si oficer i rangut të lartë të NATO-s që shërbeu për një kohë të gjatë, Peach tha se do të kombinojë përvojën personale me përvojat më të mira të diplomacisë britanike, të sigurisë dhe marrëdhënieve tregtare për të kryer detyrën e tij.
“Për të mbështetur zgjidhjet politike dhe për të promovuar integrimin euroatlantik”.
Gjatë vizitës së tij në Bosnje e Hercegovinë, ai do të takohet me politikanë të rangut të lartë, agjencitë e zbatimit të ligjit, parlamentarë e të tjerë.
A message from 🇬🇧 Special Envoy to the Western Balkans, Sir Stuart Peach, during his visit to 🇧🇦. pic.twitter.com/AuQ3zxZfa9
— Matt Field (@MattFieldUK) December 15, 2021
Të tjera
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...