PE e përsërit: Njohja e Kosovës, kusht për Serbinë në rrugën drejt BE-së
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 01 December 2017
BE duhet të sqarojë opinionin serb se “rruga drejt anëtarësimit të Serbisë në BE, kërkesa për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së kësaj të fundit, ndonëse kjo mund të ndodhë në një të ardhme”, thuhet në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ndërkombëtare në Parlamentin Evropian (PE).
Në rekomandimet e BE-së dhe të PE-së të përfshira në analizë theksohet se “opinioni në Serbi nuk kupton sa duhet se çfarë BE kërkon kur është fjala për Kosovën, duke përfshirë edhe kuptimin e frazave “normailizim të plotë nga “njohje” me vërejtjen se” Kosova është çështje më e diskutueshme “në marrëdhëniet e BE-së dhe negociatat me Serbinë për anëtarësim, njoftojnë mediet serbe.
Prandaj, siç thuhet në analizë, “BE duhet duhet të bëjë përpjekje për të përshpejtuar komunikimin dhe thuhet se bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE tëpërqëndrohen në “normalizimin e plotë” të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve (Beograd – Prishtinë) dhe jo të jetë e detyrueshme për njohjen, edhe pse, në një moment, kjo mund të ndodhë në të ardhmen “, transmeton televizioni publik.
Prandaj, thuhet në analizë, “megjithëse për shumë serbë është një pilulë e hidhur, një gjethe fiku politike mund të jetë e mjaftueshme për të lehtësuar shqetësimet rreth pavarësisë së Kosovës”.
Tutje, në dokument thuhet që sa i përket marrëdhënieve dhe interesave të ndryshme të Serbisë në lidhje me BE-në, SHBA-të, Kinën dhe Rusinë, etj., është e rëndësishme që “Bashkimi Evropian të sigurojë që rrethanat që kanë ndodhur në vitin 2013, në Ukrainë, të mos përsëriten në Serbi, në 2018 “.
E kjo do të thotë që anëtarësimi i Serbisë në BE të projektohet ndryshe nga vendet tjera.
Përpiluesit e kësaj analize theksojnë se në Serbi “çdo hap që konsiderohet kërcënim të tërësisë territoriale dhe sovranitetit të saj, e këtu nënkuptohet Kososva, parashihet si rrezik për ekzistencën kombëtare”.
Në rekomandim thuhet poashtu se “duhet një bashkëpunim me Komisionet Evropiane që të ndihmojë në zhvillimin e strategjisë në adresimin e çështjeve që lidhen me Kosovën, kur është fjala për anëtarësimi e Serbisë në BE.
Këtu do të hynin në punë edhe inkuadrimi i shoqërisë civile, fushata informative, aktiviteti i grupeve parlamentare mes PE-së dhe Serbisë, me synimin që opinioni serb të njihet sa më mirë për këtë çështje e sidomos për të kontribuar në dialogun e brendshëm për Kosovën, duke treguar faktet që kanë të bëjnë me obligimet e Serbisë karshi Kosovës nga pikëpamja e BE “.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...