PDK’ja i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 26 July 2017
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një komunikate dërguar mediave, PDK-ja e Prishtinës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje vetëm po provon t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.
Kjo është komunikata e plotë e Degës së PDK-së në Prishtinë:
Lëvizja Vetëvendosje, pas ikjes disaditore prej debateve politike, me shpresë se po u shpëtojnë me lehtë skandaleve në qeverisjen e Prishtinës, sot paska lëshuar një fletërrufe politike pa e dhënë asnjë sqarim rreth punësimit partiak të qindra militantëve të bandës kriminale të Dardan Molliqajt në Komunën e Prishtinës.
Duke u fshehur pas fjalorit të zakonshëm politik, që tashmë ua kanë mësuar gjithë qytetarët e vendit, Lëvizja Vetëvendosje vetëm paska provuar t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.
Qeverisja e korruptuar e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e arkëtarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të përpjekjeve destabilizuese dhe dhunës së ushtruar, atyre u kishte siguruar një terren të përshtatshëm për ta keqpërdoruar paranë publike, pa u marrë askush me ta, duke paguar militantë të dhunshëm dhe duke u dhënë tenderë njerëzve të afërt të tyre.
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do t’i bëjë publike të gjitha këto dhe qytetarët e Prishtinës shumë shpejt do ta kuptojnë se kush ka qenë kryetari i vërtetë i tyre.
Ne kërkojmë nga Komuna e Prishtinës apo edhe nga urdhërdhënësi i Shpend Ahmetit që ta bëjnë publike listën e plotë të të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Prishtinës për mbingarkimin e administratës me militantë të tyre prej komunave të tjera të Kosovës.
Të tjera
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...
-
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisu...
-
“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësime...
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën ...
-
Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale
Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerik...
-
Arrestohet në Lipjan shtetasja e Shqipërisë me urdhërarrest ndërkombëtar
Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkomb...
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...
-
Policia shqiptoi 2.181 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Mori 450 euro kartmonedha false nga kompanitë, burri në Prishtinë raporton rastin në polici
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar që ka pranuar nga kompani para...
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjyk...
-
Hidhen dy grạnạta dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në oborrin e stacionit policor në Zveçan, ...