Lajme

PDK: Vetëvendosja ka kërcënuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 23 May 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur, transmeton Klan Kosova.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës”.

“Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit”.

-Advertisement-

“E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës”.

“Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera