PDK: Publikimi i ASHAK është pamflet anti-shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 21 December 2022
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj publikimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e cila nëpërmjet një shkrimi pa autor por të shpërndarë nga kryetari i saj Mehmet Kraja, ka shfaqur urrejtje ndërshqiptare dhe sipas PDK-së, tingëllon më shumë si një memorandum anti-shqiptar.
“Në vend që ASHAK të merrej me temat që rëndojnë qytetarët e Republikës së Kosovës tash e sa kohë dhe të angazhohej për të mbrojtur e shtyrë përpara interesat tona kombëtare, duke ndriçuar dhe argumentuar përpjekjet serbe për të rishkruar historinë dhe për të barazuar xhelatin me viktimën, në këtë tekst ne shohim krejt të kundërtën. Me këtë sulm të ulët nga teksti i dalë prej këtij institucioni, të paguar nga taksapaguesit e Kosovës, konfirmohen e noterizohen tezat serbe, duke sulmuar drejtpërdrejtë lidershipin e UÇK-së, si dhe duke ushqyer albanofobinë kundrejt kosovocentrizmit ekstremist, por edhe retorikën neo-kolonialiste kundër aleatëve perëndimorë. Qëndrimet e këtij teksti, gjithashtu, çuditërisht, përputhen me interesat dhe përpjekjet zyrtare shumëvjeçare të Beogradit që përpiqet të përçajë shqiptarët dhe të ndërtojë dallime esenciale mes shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republiës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të ASHAK-ut, distancimin nga teksti, heqjen e tij nga botimet zyrtare të këtij institucioni dhe kërkim falje formale për publikimin e një materiali kaq ofendues e të dëmshëm.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e...
-
Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit
Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi t...
-
Treni godet një veturë në Zahaq të Pejës (PAMJE)
Një aksident ka ndodhur në Zahaq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Sipas pamjev...
-
Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga ...
-
Shenoll Muharremi bën thirrje : Votoni gratë për shoqëri me mundësi të barabarta dhe integritet
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka bërë një thirrje për të...
-
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që e...
-
Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...