Lajme

PDK përkrah kërkesën për seancën e jashtëzakonshme për situatën në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 29 September 2021

PDK’ja ka përkrahur kërkesën e AAK’së për seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri.

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se janë dakorduar që të mbahet një seancë për diskutimin e situatës në veri.

Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet asnjë riorganizimin paralel.

-Advertisement-

“Diskutuam për seancën e radhës që është vendosur ditën e hënë në ora 10:00. Nuk duhet të lejohet kurrfarë riorganizimi paralel. Mendoj që çdo institucion paralel nuk duhet të lejohet. Jemi dakorduar që të takohemi me shefat e grupeve parlamentare për të caktuar një datë të seancës. Kjo nuk është një agjendë mes pozitës dhe opozitës”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka bërë të ditur edhe kërkesën e grupit të partisë në mbledhjen e sotme të kryesisë.

“Ju e dini që gjendja në veri në shtatë vitet e fundit ka ndryshuar për të mirë. Nuk duhet të lejohet kurrfarë organizimi paralel karshi institucioneve të Kosovës. Një prej çështjeve që e kam ngritur është edhe shqetësimi që ka të bëjë me votimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Duhet të procesohet në seancë plenare për votim. Edhe kësaj here nuk ka pasur konsensus. Kjo çështje nuk duhet të shtyhet pafundësisht. Është e rëndësishme që ne si kuvend të jemi të përgjegjshëm karshi këtij institucioni”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera